Aktualitet

Jo vetëm turistë të huaj/ 60 mijë shqiptarë të Kosovës zgjodhën bregdetin tonë këtë fundjavë, kthimi nga pika kufitare një 'makth', radhë kilometrike

Fundjavat kanë qenë një 'makth' për pushuesit e shqiptarëve të Kosovës të cilët janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Morinës për shkak të ngarkesës të lëvizjes së mjeteve. 

13 Gusht 2023, 21:33 Nga a.l
Jo vetëm turistë të huaj/ 60 mijë shqiptarë të
Trafik në doganën e Morinës

Gjatë muajit gusht në bregdetin shqiptar përveç turistëve të huaj, ka patur një dyndje edhe të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar. 

Fundjavat kanë qenë një 'makth' për pushuesit e shqiptarëve të Kosovës të cilët janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Morinës për shkak të ngarkesës të lëvizjes së mjeteve. 

E njëjta situatë ka qenë edhe mbrëmjen e kësaj të diele, me radhë të mjeteve në doganën e Morinit, në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi. Nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues kosovarë dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin.

trafik ne kosove

Sondazh

Poll