13 Gusht 2023, 20:55
Nga a.l
Dëfrim Methasani dhe vajza e tij
TIRANË- Vajza e gazetarit të sportit, Defrim Methasani po vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë për ndihmë. Reagimet e miqve të tij kanë qenë të shumta. Ata kanë bërë thirrje që shteti të vendoset në lëvizje për Lunën. Mes tyre edhe aktorja Suela Konjari e cila ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të reagojë lidhur me rastin.
“Miq te dashur, kjo është Luna, e bukura plot miresi, vajza e mikut tim, Defrim Methasani, që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër, ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.
Postimi
Pas reagimeve të shumta për rastin, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë gazetarit Methasani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falenderuar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm të ndihmojnë dhe i janë gjendur pranë, ndërkohë ka bërë me dije se vajza e tij prej 5 muajsh ndodhet për kurim në Gjermani, Berlin. Gazetari ka kërkuar që rasti i ndjerë familjar mos të bëhet më publik në media, ndërsa ka kërkuar ndaj gjithë njerëzve vetëm lutjet e tyre për shëndetin e saj.
“Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim! Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur! Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute! Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!”, shkruan ai.
defrim methasani
Aktualitet
13 Gusht 2023, 21:08
k.m.
Josif Gorrea
DIVJAKË- Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea pasi ka marrë postin me votat e qytetarëve, duket se nuk ka më nevoj&...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:49
k.m.
Tony Blair
HIMARË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të d...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:36
a.l
Qafë botë
QAFË BOTË- Që në orët e mesditës së sotme, në vendkalimin kufitar të Qafë Botës ...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Të hënën zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ndjekin studimet...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:27
k.m.
Foto ilustruese
Lëvizjet e mëdha demografike të popullsisë dhe terreni malor e kanë bërë më të vështir&eu...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:12
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini. I riu shqiptar ka qenë n&eum...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:11
k.m.
Droga e sekuestruar
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Fa...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:02
k.m.
Itali
LIVORNO- Një konteiner me karkaleca të ngrirëështë kapur teksa vinte nga Ekuadori, me destinacion Toskanën. Ve&cce...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 19:54
k.m.
Foto ilustruese
Disa e gjejnë njëri- tjetrin dhe përfundojnë në martesë, por është edhe ana tjetër, e atyre q&...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 19:42
k.m.
Pamje nga Zvërneci
VLORË- Fluksi i lartë i vizitorëve në Vlorë ka shkaktuar bllokim të rrugës nga Zvërneci der...