Art&Argëtim

'Friends' rikthehet nga fansat pas 20 vitesh, gabimi tek seriali i famshëm që s'e keni vënë re deri më sot (VIDEO)

Seriali popullor, i krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman u transmetua në NBC nga viti 1994 deri në 2004. Kasti kryesor përbëhej nga 6 miqtë, Jennifer Aniston, Lisa Kudroë, David Schëimmer, Courteney Cox, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc. 

13 Gusht 2023, 21:10 Nga a.l
'Friends' rikthehet nga fansat pas 20 vitesh, gabimi tek seriali i
Friends

Jennifer Aniston tani mund të njihet si Alex Levy në 'The Morning Show', por për shumë njerëz, ajo do të mbetet gjithmonë Rachel nga 'Friends'. 'Friends' është një nga serialet më të njohura të të gjitha kohërave. Një dekadë pas transmetimit të parë të shfaqjes fansat kanë vënë re një gabim në një nga episodet e tij. 

Seriali popullor, i krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman u transmetua në NBC nga viti 1994 deri në 2004. Kasti kryesor përbëhej nga 6 miqtë, Jennifer Aniston, Lisa Kudroë, David Schëimmer, Courteney Cox, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc. 

Këtë javë, fansat e serialit kanë vënë re se në episodin 15 të sezonit të nëntë, i titulluar “The One With The Mugging” – personazhi i Aniston, Rachel, duket se është zëvendësuar nga një personazh i panjohur për serialin. 

Në episod, Rachel vrapon në apartamentin e Monica (Cox) për të informuar Joey (një aktor aspirues i luajtur nga LeBlanc) se ai ka siguruar një audicion me një aktor të famshëm imagjinar Leonard Hayes (portretizuar nga ylli i ftuar Jeff Goldblum).

Shikuesit kanë vënë re se Aniston është zëvendësuar gabimisht nga një personazh tjetër, sapo Joey kthehet me shpinë.  Një gabim i ngjashëm ndodhi më herët në të njëjtin sezon. 

friends

Sondazh

Poll