Art&Argëtim

Nuk ishte zgjedhje e parë/ Margot Robbie zbulon se kujt iu ofrua roli i 'Barbie'

Ndërkohë është përgjigjur edhe aktorja izraelite, e cila ka thënë se është e nderuar që i është ofruar roli i Barbie, edhe pse është dashur ta refuzojë.

13 Gusht 2023, 18:21 Nga a.l
Nuk ishte zgjedhje e parë/ Margot Robbie zbulon se kujt iu ofrua roli i
Margot Robbie

'Barbie' është filmi i dytë me fitimet më të larta të vitit. Pas suksesit të jashtëzakonshëm, aktorja kryesore Margot Robbie ka treguar disa nga prapaskenat para xhirimit të filmit. Ajo ka treguar nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Barbie.

Aktorja, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, së fundmi i tha Vogue se si ajo ashtu edhe regjisorja Greta Gerwig dëshironin që Gal Gadot të luante Barbie, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të orarit të ngjeshur, raporton NME.

“Gal Gadot është energjia e Barbie. Ajo është tepër e bukur, por ju mund ta urreni sepse është shumë e sinqertë dhe e sjellshme”, tha Margot Robbie. 

Ndërkohë është përgjigjur edhe aktorja izraelite, e cila ka thënë se është e nderuar që i është ofruar roli i Barbie, edhe pse është dashur ta refuzojë.

margot robbie gal gadot

Sondazh

Poll