Bota

Përmbytjet bëjnë 'kërdinë' në Rusi, mbi 2,000 të evakuuar në rajonin e Lindjes së Largët të Primorye

Sipas Shërbimit Hidrometeorologjik të Rajonit Primorye, uji do të vazhdojë të rritet të paktën deri më 17 gusht.

13 Gusht 2023, 16:12 Nga a.l
Përmbytjet bëjnë 'kërdinë' në Rusi, mbi
Foto ilustruese

RUSI- Ministria Ruse e Emergjencave njofton se më shumë se 2 mijë njerëz, përfshirë 405 fëmijë janë evakuuar në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, Primorye, për shkak të përmbytjeve. 

"Mbi 2,000 njerëz, përfshirë 405 fëmijë, janë evakuuar në Primorye. Janë hapur 13 strehimore të përkohshme, që strehojnë 550 njerëz, duke përfshirë mbi 160 fëmijë. Ekipet e elektricistëve do të fillojnë të rivendosin furnizimin me energji pasi uji të largohet nga nënstacionet," tha ministria në një buletin. 

Rreth 4,368 shtëpi, 5,654 oborre dhe 43 rrugë automobilistike mbeten të përmbytura në 16 komuna. Rreth 653 persona dhe 205 automjete janë të përfshirë në përpjekjet e ndihmës, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Shërbimit Hidrometeorologjik të Rajonit Primorye, uji do të vazhdojë të rritet të paktën deri më 17 gusht.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll