Bota

'Akt kriminal'/ Siria akuzon SHBA-në: Ka shkelur sovranitetin dhe po sponsorizon terroristët

Ministria e Jashtme siriane nënvizoi se prania e paligjshme ushtarake amerikane në territorin e vendit shoqërohet me grabitje të rezervave të saj të naftës dhe presion në rritje ekonomike ndaj popullit të Sirisë.

13 Gusht 2023, 17:35 Nga a.l
'Akt kriminal'/ Siria akuzon SHBA-në: Ka shkelur sovranitetin dhe
Foto ilustruese

SIRI- Ministria e Jashtme e Sirisë ka ngritur akuza ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara për përshkallëzimin ushtarak në Sirinë lindore, ku grupet terroriste si Shteti Islamik kanë intensifikuar kohët e fundit aktivitetet e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

“Forcat amerikane po sponsorizojnë terroristët, të cilët janë përgjegjës për pritën e 10 gushtit ndaj ushtarakëve sirianë në provincën e Deir ez-Zor. Ky akt kriminal është kryer nga ata që Shtetet e Bashkuara i përdorin si mjet për zbatimin e skemave të tyre në Siri dhe në të gjithë rajonin”, thuhet më tej.

Ministria e Jashtme siriane nënvizoi se prania e paligjshme ushtarake amerikane në territorin e vendit shoqërohet me grabitje të rezervave të saj të naftës dhe presion në rritje ekonomike ndaj popullit të Sirisë.

Amerikanët shkelin hapur sovranitetin e Sirisë dhe destabilizojnë situatën në mënyrë që të vazhdojnë pushtimin e tyre”, përfundoi deklarata. 

siri

Sondazh

Poll