Bota

E rëndë/ Banesa shpërthen në flakë, humb jetën gazetari grek

Pak para vdekjes, ai sapo kishte mbaruar një raportim për një zjarr në një ndërtesë në Athinë në gazetën ku punonte.

13 Gusht 2023, 16:28 Nga a.l
E rëndë/ Banesa shpërthen në flakë, humb jetën
Antonis Chrysoulakis

GREQI- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një gazetar.

Bëhet fjalë për gazetarin e identifikuar me emrin Antonis Chrysoulakis, banesa e të cilit është përfshirë nga flakët, por nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi, shkruajnë mediat e greke.

Pak para vdekjes, ai sapo kishte mbaruar një raportim për një zjarr në një ndërtesë në Athinë në gazetën ku punonte. Humbja e tij shkaktoi pikëllim në të gjithë stafin administrativ, gazetaresk dhe teknik të grupit Parapolitika, të cilët i shprehën ngushëllimet më të thella familjes së tij.

merr flake banesa ne greqi antonis chrysoulakis

Sondazh

Poll