Bota

'Mungesë respekti'/ Nudistët në Spanjë nisin një fushatë kundër turistëve 'të veshur': Nuk ndihemi rehat

Grupi shpreson të mbrojë traditën prej dekadash që lidhet me rreth 50 nga plazhet në rajon dhe ka bërë kërkesa duke përfshirë sinjalistikën për plazhet nudo dhe një fushatë ndërgjegjësimi publik për naturizmin.

13 Gusht 2023, 15:42 Nga a.l
'Mungesë respekti'/ Nudistët në Spanjë nisin
Turiste

SPANJË- Nudistët në Spanjë duan që njerëzit të mos veshin rroba në plazh, madje ata po i kërkojnë qeverisë të marrin masa për këtë çështje. 

Federata Naturiste-Nudiste e Katalonjës u dërgoi një letër zyrtarëve të Katalonjës duke u kërkuar atyre të adresojnë diskriminimin me të cilin përballen nudistët në plazhet e Katalonjës, shkruajnë mediat e huaja. 

Grupi shpreson të mbrojë traditën prej dekadash që lidhet me rreth 50 nga plazhet në rajon dhe ka bërë kërkesa duke përfshirë sinjalistikën për plazhet nudo dhe një fushatë ndërgjegjësimi publik për naturizmin.

“Tani ata qëndrojnë dhe mbajnë rrobat e banjës. Por ajo që ata nuk e kuptojnë është se nëse ka shumë prej tyre, përfundojnë duke na bërë të ndihemi rehat. Është mungesë respekti”, tha njëri prej tyre. 

Një pjesë e madhe e asaj që çoi në këtë "pushtim" është media sociale dhe turizmi, me blogerët e udhëtimeve dhe influencuesit që vënë në qendër të vëmendjes plazhet më të bukura dhe më të izoluara - por duke lënë jashtë lidhjet me nudizmin. 

spanje

Sondazh

Poll