Bota

PANIK në Austri/ Merimanga e rrezikshme gjendet mes bananeve, supermarketi mbyllet për 3 ditë

Gjatë kontrollit, zyrtarët në Supermarketin Penny mbyllën të gjitha arkat e bananeve.

13 Gusht 2023, 15:37 Nga a.l
PANIK në Austri/ Merimanga e rrezikshme gjendet mes bananeve, supermarketi
Merimanga

AUSTRI- Një supermarket në Krems an der Donau të Austrisë u mbyll për shkak të një merimange ekzotike tepër të rrezikshme që u gjet në mes të bananeve. Sipas një raporti nga TMZ të enjten (10 gusht), merimanga braziliane Wandering u pa në Supermarketin Penny të martën, duke çuar në evakuimin e njerëzve. Që atëherë supermarketi është mbyllur. 

Gjatë kontrollit, zyrtarët në Supermarketin Penny mbyllën të gjitha arkat e bananeve. Merimanga endacake braziliane është një nga më helmueset në Tokë. Sipas Live Science, pickimi i merimangës jep helm neurotoksik dhe mund të jetë vdekjeprurës për njerëzit, veçanërisht fëmijët, shkruajnë mediat e huaja.

Kafshimi gjithashtu mund të sjellë ereksione të gjata dhe të dhimbshme te meshkujt dhe disa studime kanë shqyrtuar përfshirjen e helmit në ilaçe për mosfunksionimin erektil. Ekzistojnë nëntë lloje të merimangave endacake braziliane, të gjitha janë të natës dhe mund të gjenden në Brazil. 

merimange

Sondazh

Poll