Aktualitet

Dy vëllezërit kërcënuan 34-vjeçarin për ti marrë 200 mijë euro që fitoi nga droga

Në pranga ka rënë një 35-vjeçar si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

13 Gusht 2023, 09:43 Nga m.s
Dy vëllezërit kërcënuan 34-vjeçarin për ti
mjeti i sekuestruar

Dy vëllezër kanë kërcënuar një 34-vjeçar, duke kërkuar t’i marrin 200 mijë euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve të kryera jashtë vendit. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”. Në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35-vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31-vjeç, të dy banues në Belsh.

Këta dy shtetas kanë kanosur 34-vjeçarin që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një motomjet dhe dy celularë, në pronësi të dy vëllezërve.

Njoftimi nga policia

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pressure”.

Kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 motomjet që kanë përdorur vëllezërit për të shkuar në ambientet ku ishte 34-vjeçari, për ta kanosur, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

pressure veprimtari kriminale

Sondazh

Poll