Aktualitet

Larg valës së të nxehtit, temperatura deri në 37 gradë për sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

13 Gusht 2023, 07:49 Nga m.s
Larg valës së të nxehtit, temperatura deri në 37 gradë
foto ilustruese

Territori i Shqipërisë përgjatë 24 orëve, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të përkohshme të vranësirave, të cilat parashikohet të theksohen në orët e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në Lindje të vendit tonë. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2–3 ballë.

diell moti

Sondazh

Poll