Aktualitet

Goditi një qytetare, pezullohet nga detyra efektivi në Berat (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier–Berat) ka kallëzuar penalisht punonjësin e policisë, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

13 Gusht 2023, 08:54 Nga m.s
Goditi një qytetare, pezullohet nga detyra efektivi në Berat (EMRI)
Komisariati Berat

BERAT- Një efektiv në Berat është pezulluar nga detyra, pasi ka goditur një qytetare. Bëhet fjalë për efektivin Dejvi Toska, pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier–Berat) ka kallëzuar penalisht punonjësin e policisë, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë, me Juridiksion të Përgjithshëm Berat.

 

dejvi toska komisariati berat efektiv

Sondazh

Poll