Aktualitet

Shkrumbohen 4 makina në Fier, flakët rrezikuan banesat, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur rastin në fjalë.

13 Gusht 2023, 07:30 Nga m.s
Shkrumbohen 4 makina në Fier, flakët rrezikuan banesat, policia
foto ilustruese

FIER- Mëngjesin e sotëm, katër mjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen "Apolonia" në qytetin e Fierit. Burimet e para njoftojnë se nga to, tre janë shkrumbuar totalisht.

Flakët kanë rrezikuar edhe banesat përreth. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur rastin në fjalë.

Zjarrfikësit kanë ndërhynë menjëherë, për të izoluar flakët.

fier digjen makinat

Sondazh

Poll