Aktualitet

Lejoi ndërtime private në bazën ushtarake të Shëngjinit/ Meçollari: Lapidari i korrupsionit që la Begaj kur ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt.

13 Gusht 2023, 09:22 Nga m.s
Lejoi ndërtime private në bazën ushtarake të
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, vijon të akuzojë Bajram Begajn për “shpërdorim detyre”. Shkak është bërë një pronë në bazën ushtarake të Shëngjinit. Meçollari thotë se për pronat e kësaj baze, ka pasur pretendime të shumta nga privatët të cilët kërkon të ndërtonin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artur Meçollari e nis shkrimin e tij duke vënë në dukje pasojat e korrupsionit, që sipas tij, ka lënë komandanti i Përgjithshëm i FA Bajram Begaj kur ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ai shton më tej se punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt. Moszbatimi i urdhërit nga drejtuesit ushtarak, sipas nenit 47 të Kodit Penal Ushtarak përbën vepër penale. 

Postimi

Lapidari i Korrupsionit që i la Komandanti i Përgjithshëm i FA Bajram Begaj kur ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Emrat në kallëzimi penal në SPAK për bazën e Shëngjinit do jetë bazë e dekret i Presidentit për gradimet e ardhëshme.

Të dy komandantët që "nuk i zbatuan urdhërin" e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj nuk u çuan për ndjekje penale nga ky i fundit. Ata janën nën hetim në SPAK.  Por Bajram Begaj pritet të dy këta ushtarak ti gradoi shumë shpejtë. Ushtarakun qē kërkoi zbatimin e urdhërit Begaj e shkarkoi.

Baza detare e Shëngjinit: më 11 dhjetor 2020 - godina është në katllavan.  Por më 6 mars 2021 - godina bëhet 4-katëshe.

Në datën 11 dhjetor 2020, nëpërmjet Fax-Mesazhit nr. 190 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj, ka urdhëruar Policinë Ushtarake për tu disllokuar në Bazën Detare të Shëngjinit për të mbështetur Forcën Detare me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e bazës.

Në 18 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nxjerr një urdhër që Policia Ushtarake të vendoset në Shëngjin për të ndihmuar Forcën Detare në sigurimin e Bazës detare të Shëngjiit dhe moslejimin e punimeve;

Në 19 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare tē Shëngjinit i kërkon drejtuesit të Policisë Ushtarske të vendosur në bazë që ta ndihmojë të nxjerri jashtë bazës punonjësit civile të firmës private që ndërtonte godinën. Policia Ushtarake refizon ta ndihmojë.

20 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare të Shëngjinit i raporton komandantit të Forcës Detare se Policia Ushtarake nuk po e ndihmon për zbatimin e urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për sigutimin e bazës dhe pezullimin e punimeve në godinë. Njikohësisht mjofton dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA.

22 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj i propozon Ministrit të Mbrojtjes lirimin nga detyra të komandantit të Bazës Detare të Shëngjinit;

23 dhjetor 2020 me urdhërin nr. 1638 ish-Ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka liron nga detyra pa motivacion konandantin e Bazës Detare të Shëngjinit.

Deri në 23 dhjetor 2020 godina ishte në katllavan. Punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt.  Moszbatimi i urdhërit nga drejtiesit ushtarak, sipas nenit 47 të Kodit Penal Ushtarsk  përbën vepër penale.  Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nuk hetojë apo kallëzojë penalidht asnjë komandant që nuk kishte zbatuar urdhërin e tij, por bashkë me Ministrin e Mbrojtjes shkarkoi nga detyra atë që kërkonte zbatiminve urdhërit të Shefit të Shtabt të Përgjithshëm.

artur meçollari bajram begaj

Sondazh

Poll