Sport

Besimi te spanjolët: Kepa ndryshon drejtim, merr rrugën drejt Real Madridit teksa po shkonte te Bayern Munich…

Dëmtimi i Courtois 'detyron' klubin ‘los blancos’ të punësojë një portier të ri

12 Gusht 2023, 16:58 Nga DOSJA
Besimi te spanjolët: Kepa ndryshon drejtim, merr rrugën drejt Real

SPANJE - Real Madridi është afër sigurimit të Kepa Arrizabalagas në huazim, avancon ‘Marca’. Thibaut Courtois u dëmtua rëndë në stërvitje të enjten e kaluar dhe do të mungojë për disa muaj, gjë që i bën madrilenët të shkojnë në merkato për të gjetur një zëvendësues të ri.

Sipas të njëjtit burim, huazimi i portierit të Chelseat te Bayern Munich ishte në rrugën e duhur derisa... Real Madridi hyri në skenë dhe zgjodhi nënkampionët spanjolë. Blutë nuk i vunë asnjë pengesë largimit të ndërkombëtarit spanjol, pasi Robert Sánchez, i nënshkruar në gusht nga Brighton, do të jetë numri 1 në portë.

Deri këtë të premte, Bounou, portieri i Sevillas, ishte në pozicionin 'pole' për të përforcuar portën e Real Madridit, por interesi u zvogëlua për faktin se ndërkombëtari maroken ishte larguar për rreth një muaj për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll