Aktualitet

Shkeli rregullat me makinën e policisë, inspektori gjobitet me 3 mijë lekë të reja

Reagimi ka ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, sa i takon një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke kryer manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë

12 Gusht 2023, 20:15 Nga m.s
Shkeli rregullat me makinën e policisë, inspektori gjobitet me 3
foto ilustruese

Një inspektor policie është gjobitur, pasi iu publikua videoja ku shkelte rregullat me makinën e policisë. Reagimi ka ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, sa i takon një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke kryer manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë. Inspektori i policisë me inicialet A.B., që ka kryer këtë shkelje, është gjobitur me 3 mijë lekë të reja, masën administrative maksimale për këtë shkelje. Gjithashtu policia bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me inspektorin, për shkelje të lehtë të detyrës.

Shkeli rregullat me makinën e policisë, inspektori gjobitet me 3

“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor. Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative. Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë”, njofton policia.

inspektori i policise gjobe

Sondazh

Poll