Aktualitet

DETAJE/ Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, kishte 15 vite pa u kthyer në vendlindje, autor dyshohet një bashkëkombës

Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur në oborrin e banesës së tij në një karrige. 

12 Gusht 2023, 20:18 Nga a.l
DETAJE/ Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, kishte 15 vite pa u
Policia Greke

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçarit Aleksandër Zaka mbrëmjen e sotme në Greqi. Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij. 

Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur në oborrin e banesës së tij në një karrige. 

Aleksandër Zaka u ekzekutua në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij. Zaka është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

aleksander zaka fatjon pjetri

Sondazh

Poll