Aktualitet

Aksion blic në Itali/ Arrestohen 2 shqiptarët pjesë e grupit kriminal 'Ndragheta', trafikonin kokainë në zonat rurale

Hetimi ndaj tyre nisi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.

12 Gusht 2023, 19:45 Nga a.l
Aksion blic në Itali/ Arrestohen 2 shqiptarët pjesë e grupit
Policia italiane

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë 24 dhe 29 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge të llojit kokainë. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, të cilët nga hetimet e policisë rezultoi se ishin pjesë e rrjetit kriminal 'Ndragheta'. 

Sipas mediave italiane, arrestimi i dy të rinjve shqiptarëështë bërë në fshatin Limito, në banesat e tyre kuu gjetën 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje si dhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Leika thuhet se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafik droge. Hetimi ndaj tyre nisi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.

arrestohet shqiptari ne itali damiano maiolo tritan leika

Sondazh

Poll