Aktualitet

Sherr për pronën me bashkëfshatarin, 53-vjeçari godet me armë gjahu mbi kafshën e kundërshtarit

Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kafshës së personit që u konfliktua për motive pronësie.

12 Gusht 2023, 18:24 Nga m.s
Sherr për pronën me bashkëfshatarin, 53-vjeçari godet me
foto ilustruese

Një sherr për pronën, ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Një 53-vjeçar nga fshati Luaras i Kolonjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka shtënë mbi një kafshë të bashkëfshatarit të tij, me të cilin kishte konflikte. Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kafshës së personit që u konfliktua për motive pronësie. Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet S.S., banues në fshatin Luaras në Kolonjë. Policia njofton se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53-vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse”, njofton policia.

konflikt per pronen kolonje

Sondazh

Poll