Aktualitet

Tritol biznesmenit me letra gjermane, shpëton mrekullisht pasi “Benzi” mori flakë (Foto)

18 Tetor 2019, 06:10 Nga DOSJA
Tritol biznesmenit me letra gjermane, shpëton mrekullisht pasi

TIRANË- A.B, biznesmen i njohur ka rënë sot pre e një atentati, nga i cili shpëtoi mrekullisht. Rreth orës 07:45 të ditës së sotme, biznesmeni shkoi të hapte derën e automjetit të tij tip “Benz”, që ishte parkuar pranë një pallati në rrugën “Ramazan Bigdani”, dhe makina shpërtheu në flakë.  Shpërthimi erdhi si pasojë e një sasie tritoli që persona ende të paidentifikuar kishin vënë në pjesën e përparme të automjetit, por biznesmeni shpëtoi pa asnjë lëndim.

Dosja.al ka mësuar se A.B, është një biznesmen që merrej me tregti makinash dhe pjesë këmbimi. Ai kishte edhe letra gjermane. 

Shumicën e kohës, ai jetonte në Gjermani dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Pistat ku po hetohet për vendosjen e tritolit në makinën e tij janë konkurenca si pasojë e biznesit dhe një konflikt të vjetër pronësie që mësohet të ketë pasur 66-vjeçari.

Gjithashtu po hetohet edhe motivi i hakmarrjes, pasi A.B, rezulton të jetë kunati i Domart Konjarit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit. Konjari dyshohet se është një nga porositësit e ekzekutimit të Kasmit që ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë. Krimi u krye nga ish-speciali grek Efthimios.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet domart konjari domart konjari

Sondazh

Poll