Aktualitet

“Ka fëmijë që qajnë. Jemi të traumatizuar”, nisen ekskursion me kopshtin nga Kavaja në Pogradec, autobusi prishet, sho

17 Tetor 2019, 21:56 Nga DOSJA
“Ka fëmijë që qajnë. Jemi të traumatizuar”,

Pogradec-Katër orë në rrugë me fëmijë nën 6 vjeç. Kjo është ajo që i ka ndodhur një grupi edukatorësh të një kopshti në Kavajë që janë nisur për një ekskursion në Pogradec por që ka përfunduar në traumë. Në kthim nga Pogradeci, autobusi me të cilin udhëtonin rreth 60 persona, fëmijë, mësues, prindër të fëmijëve është prishur dhe shoferi është larguar pa asnjë adresë.

Mësuesit kanë dashur të lëvizin me mjete të tjera drejt Kavajës por pronari i kompanisë së udhëtimit nuk i ka lejuar. Në vend kanë shkuar dhe forcat e policisë dhe pas 4 orësh një autobus tjetër ka mbërritur nga Kavaja në Pogradec për t’i marrë.

“Disa fëmijë i ka zënë gjumi, të tjerët po qajnë. Jemi të traumatizuar. Kemi mbi 4 orë në rrugë. Familjarët tanë janë të shqetësuar. Nuk e dimë çfarë po bëhet”, ishte thirrja që mbërriti në “BalkanWeb”.

Foto:

Marrë nga BW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fëmijët ngelen në rrugë kopshti në kavajë fëmijët ngelen në rrugë kopshti në kavajë

Sondazh

Poll