12 Gusht 2023, 15:48
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, Kurti ka thënë se vizita e tij në Komunën e Tetovës nuk është partiake, është kombëtare për të mirën e dy shteteve, për të mirën e qytetarëve në dy anët e shtetit, transmeton Telegrafi. Ai tha se ka vlerësuar ftesën për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Kurti gjatë intervistës ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive, kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive shqiptare, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne”, tha ai.
Sa i përket masave të vendosura nga BE për Kosovën, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më shpejtë.
“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka theksuar ai në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”.
Kurti ka deklaruar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, duke shtuar se edhe depërshkallëzimi në veri tashmë në masë të konsiderueshme ka ndodhur, e gatishmëri ka edhe për zgjedhje të parakohshme.
“Kam qenë shumë konstruktiv, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të pasur mirëkuptim, por këtë nuk e kemi bërë nën kurrizin e kushtetushmërisë tonë. BE duhet ta vlerësojë e kuptojë. Duhet të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse po mendon për hapjen e LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se partia e tij gëzon mbështetje të madhe në këtë shtet.
albin kurti
Bota
12 Gusht 2023, 15:43
a.l
Bregu lindor i Anglisë
ANGLI- Në media është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku shihet sesi disa turistë arrijn&e...
Bota
12 Gusht 2023, 15:39
a.l
Foto ilustruese
Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE një numër i madh emigrantësh s...
Bota
12 Gusht 2023, 15:37
a.l
Mohamed Bazoum
NIGER- Në bashkësinë ndërkombëtare po rritet shqetësimi për shëndetin e presidentit të shfuqizu...
Bota
12 Gusht 2023, 15:32
a.l
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko shprehet se është gati të bisedojë me Polonin&eu...
Bota
12 Gusht 2023, 15:27
a.l
Foto ilustruese
PARIS- Një alarm për bombë shkaktoi evakuimin e të tre kateve të Kullës Eiffel pasditen e sotme. BF...
Bota
12 Gusht 2023, 15:21
a.l
Protestë në Kosovë
KOSOVË- Sot në Prizren është mbajtur një protestë kundër një performance t&e...
Bota
12 Gusht 2023, 15:09
a.l
Zjarr në Haëaii
SHBA- Numri i të vdekurve nga zjarret e Maui është rritur në 80, ndërsa ekipet e kërkimet vijo...
Bota
12 Gusht 2023, 15:05
a.l
IS
SIRI- Një sulm i grupit militant, Shteti Islamik (IS) ndaj forcave të Qeverisë siriane ka lënë të vrarë 33 ushtar&eum...
Bota
12 Gusht 2023, 15:00
a.l
Krime
RUSI- Rusia pretendon se Ukraina ka nisur njw sulm masiv në Gadishullin e Krimesë duke përdorur 20 dronë. Në një deklar...
Bota
12 Gusht 2023, 14:59
k.m.
Linda Haynes
SHBA- Linda Haynes ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Lajmin e trishtë e ...