Bota

Këshilli i Bashkësisë Islame protestë në Prizren kundër “Dokufest”, AGK kërkon arrestimin e autorit që sulmoi gazetarin

Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha në një reagim se gjatë protestës së 11 gushtit në Prizren ka ndodhur një sulm ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi. 

12 Gusht 2023, 15:21 Nga a.l
Këshilli i Bashkësisë Islame protestë në Prizren
Protestë në Kosovë

KOSOVË- Sot në Prizren është mbajtur një protestë kundër një performance të realizuar në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, që mbahet në të njëjtin qytet. Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha në një reagim se gjatë protestës së 11 gushtit në Prizren ka ndodhur një sulm ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi. 

“Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”, shkroi AGK në Facebook.

Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Shatërvan dhe kanë mbajtur në duar mbishkrimet: “Dokufest i keq”, “Jo degjenerimit”, “Drogën larg fëmijëve tanë”, “Prizreni, qytet i historisë”, e tjera.

Organizatorët e festivalit u kanë thënë mediave lokale në Kosovë, se në hapje kanë marrë pjesë vetëm personat që kanë pasur bileta, dhe të gjithë kanë qenë mbi moshën 18-vjeçare.

Temë e edicionit të sivjetmë të Dokufestit është inteligjenca artificiale. Dokufesti këtë vit i ka hapur dyert më 4 gusht, ndërsa përfundon më 12 gusht.

proteste ne kosove

Sondazh

Poll