Bota

Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi i IS-it në Siri, shkon në 33 numri i ushtarëve të vrarë

Pavarësisht se kanë humbur kontrollin e territoreve në Siri më 2019, IS-i ende ka prani në shkretëtirën siriane prej ku kryen sulme.

12 Gusht 2023, 15:05 Nga a.l
Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi i IS-it në Siri, shkon në 33
IS

SIRI- Një sulm i grupit militant, Shteti Islamik (IS) ndaj forcave të Qeverisë siriane ka lënë të vrarë 33 ushtarë, tha një grup monitorues të shtunën. Paraprakisht, numri i viktimave u raportua se ishte më i vogël. Sulmi i të enjtes mbrëma nga IS-i ndaj një autobusi të ushtrisë është sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave qeveritare gjatë këtij viti, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Pavarësisht se kanë humbur kontrollin e territoreve në Siri më 2019, IS-i ende ka prani në shkretëtirën siriane prej ku kryen sulme.

“Numri i viktimave ndaj autobusit të ushtrisë është rritur në 33 ushtarë”, tha Rami Abdel Rahman, i cili udhëheq grupin monitorues me seli në Britani. Ky grup monitorues varet nga një rrjet burimesh brenda Sirisë.

Xhihadistët rrethuan autobusin në shkretëtirën afër Majadenit, në provincën Deir Ezor dhe më pas hapën zjarr, raportoi të premten Vëzhguesi.

Më 11 gusht, IS-i mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët e grupit kryen një sulm ndaj “dy autobusëve të ushtrisë”, duke sulmuar ushtarët me “armë të rënda dhe me granatahedhës”. Sipas grupit militant, njëri nga autobusët më pas u dogj.

Media shtetërore siriane, SANA, tha se në “sulmin terrorist” janë vrarë një numër ushtarësh. Abdel Rahman tha se IS-i “së fundmi ka përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse ndaj ushtrisë, me qëllim që të shkaktojë sa më shumë viktima”. Javën e kaluar, IS-i raportoi se lideri i grupit, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, u vra në një përleshje në veriperëndim të Sirisë, duke shtuar se grupi ka emëruar pasardhësin e tij./REL

rami abdel rahman

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2023, 13:48 k.m.

Italia rikthen artefaktet antike nga SHBA-ja

Foto ilustruese Italia tha se ka rikthyer 266 artefakte antike në vlerë prej dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin d&...