Bota

Një ditë më parë Varshava njoftoi 10 mijë trupa në kufi/ REFLEKTON Lukashenko: Jam i gatshëm për bisedime

Marrëdhëniet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira prej vitesh, kanë rënë në nivele të reja që kur Lukashenko lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorus për të sulmuar Ukrainën

12 Gusht 2023, 15:32 Nga a.l
Një ditë më parë Varshava njoftoi 10 mijë trupa në
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko shprehet se është gati të bisedojë me Poloninë, mes tensioneve në rritje kufitare midis anëtarit të NATO-s dhe aleatit të Moskës. Javën e kaluar, Polonia tha se dy helikopterë bjellorusë shkelën hapësirën e saj ajrore dhe arrestuan një burrë bjellorus me dyshimin se ishte pjesë e një unaze spiunazhi rus, shkruajnë mediat e huaja

Marrëdhëniet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira prej vitesh, kanë rënë në nivele të reja që kur Lukashenko lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorus për të sulmuar Ukrainën. Tensionet u përshkallëzuan më tej kur Minsku u bë një bazë e re për luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, me Poloninë që tha se ky ishte një kërcënim sigurie dhe forcimi i mbrojtjes kufitare.

Duhet të flasim me polakët. E urdhërova kryeministrin të kontaktojë me ta. Ne jemi fqinjë dhe ju nuk i zgjidhni fqinjët tuaj”, tha Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Komenti i pazakontë erdhi një ditë pasi Varshava njoftoi se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll