Bota

'Politika e Borrellit ka dështuar'/ Eurodeputeti gjerman: BE-ja e një anshme ndaj Kosovës

Në një postim në Twitter, Butikofer kërkon që Parlamenti Evropian të mbajë përgjegjës Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Jose Borrell, për një politikë krejtësisht të dështuar shumë të njëanshme dhe të padrejtë. 

12 Gusht 2023, 14:37 Nga a.l
'Politika e Borrellit ka dështuar'/ Eurodeputeti gjerman: BE-ja e
Reinhard Butikofer

KOSOVË- Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Butikofer, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë më herët nga zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i cili ka thënë se BE-ja është e paanshme dhe ndihmon të dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Twitter, Butikofer kërkon që Parlamenti Evropian të mbajë përgjegjës Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Jose Borrell, për një politikë krejtësisht të dështuar shumë të njëanshme dhe të padrejtë. 

“Çdo kritikë e Stano-it është e ndjekur nga zëri i Josep Borrell-it, i cili duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përkrah dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer në ‘Tëitter’.

Në të kaluarën, eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, gjithashtu ka mbrojtur Kosovën dhe ka qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. 

reinhard butikofer

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2023, 13:48 k.m.

Italia rikthen artefaktet antike nga SHBA-ja

Foto ilustruese Italia tha se ka rikthyer 266 artefakte antike në vlerë prej dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ishin d&...