Aktualitet

"Plumbi i artë"/ SPAK zbardh atentatin ndaj vëllezërve Boriçi në Fier, deklarata e Agim Boriçit dy ditë pasi iu sulmua lokali

Para pesë vitesh, dy ditë pas sulmit në lokalin e tij, Agim Boriçi deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt dhe se kishin qenë shënjestër e gabuar. 

12 Gusht 2023, 10:42 Nga f.i
"Plumbi i artë"/ SPAK zbardh atentatin ndaj vëllezërve
foto ilustruese

FIER- Prokuroria e Posaçme pas 15 muajsh mbylli zyrtarisht hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen “Plumbi i Artë”, me 20 persona të pandehur, të cilët dyshohen si autor të 27 ngjarjeve kriminale të zbardhura pas bashkëpunimit të frytshëm të disa të penduarve të drejtësisë, me në krye 36-vjeçarin Nuredin Dumani. 

Një nga ngjarjet e pazbardhura është dhe tentativa e vrasjes së Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit ngjarje e ndodhur më 11 prill 2018 në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit. 

“Vrasja në rrethana cilësuese ndaj Agim Boriçit e Ilir Boriçit më datë 11.04.2018, rreth orës 11:30, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e SPAK, ku renditen veprat penale për të cilat akuzohen 20 persona. Pas rikthimit të çështjes detaje të reja nga hetimet për krimin, motivet apo porositësit pritet të dalin gjatë gjykimit.

Para pesë vitesh, dy ditë pas sulmit në lokalin e tij, Agim Boriçi deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt dhe se kishin qenë shënjestër e gabuar. 

"Nuk ruhem nga askush. Mendoj se ajo çka ndodhur nuk ka të bëjë me personin tim dhe familjen time. Ne jemi Boriçtë e Fierit dhe nuk kemi të bëjmë me Boriçtë e Lushnjës, që e kanë lidhur edhe me bandën e Lushnjës. Nuk jam person në kërkim dhe nuk kam probleme me drejtësinë. Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kemi bashkëpunuar me policinë në cdo hap. Isha në lokal në momentin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur nxënës e mësues. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, vetëm të shtëna nga jashtë. Jemi habitur çfarë kemi dëgjuar. Është abuzuar me ngjarjen,”-ka thënë ai.

vellezerit borici plumbi i arte spak

Sondazh

Poll