Bota

Zjarret në Hawaii! Rritet në 67 numri i viktimave

12 Gusht 2023, 08:39 Nga f.i
Zjarret në Hawaii! Rritet në 67 numri i viktimave
foto ilustruese

SHBA-Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui të Hawaii është rritur në 67, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër rrënojat e qytetit Lahaina. Mediat e huaja raportojnë se zyrtarët kërkojnë të përcaktojnë se si flakët u përhap kaq shpejt nëpër zonën turistike.

Evakuime të reja janë duke u zhvilluar në ishull teksa flakët po prekin edhe qytetin e Kaanapali.

Të favorizuara nga kushtet e thata atmosferike, temperaturat e nxehta dhe erërat e forta nga një stuhi kalimtare, të paktën tre zjarre shpërthyen në Maui këtë javë.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Poll