Bota

Medvedev: Kapitullimi i Ukrainës hap rrugën drejt paqes

Medvedev disa ditë më parë paralajmëroi se Moskës do t'i duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës do të jetë e suksesshme.

11 Gusht 2023, 20:37 Nga a.l
Medvedev: Kapitullimi i Ukrainës hap rrugën drejt paqes
Dmitry Medvedev

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev shprehet se kapitullimi i Ukrainës hap rrugën drejt paqes. 

“E vetmja gjë që Ukraina ka vërtet nevojë është kapitullimi, i cili ka shumë të ngjarë të hapë rrugën drejt paqes, por as Uashingtoni dhe as Kievi nuk duan një rezultat të tillë. As Uashingtoni dhe as Kievi nuk duan paqe,” shkroi ai në kanalin e tij në Telegram.

Medvedev foli edhe për kundërofensivën e Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Por ky operacion është tashmë i pafuqishëm për të ndihmuar regjimin e Kievit, i cili tani ka përparuar në fazën e kalbjes pas vdekjes. Asgjë nuk mund ta ringjallte trupin e tij në këtë pikë,” përfundoi ai.

Medvedev disa ditë më parë paralajmëroi se Moskës do t'i duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës do të jetë e suksesshme. Ai tha se Rusia do të duhej të përdorte doktrinën e saj bërthamore në një skenar të tillë. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll