Bota

Akuzohet se spiunoi për FSB-në ruse/ Shërbimet ukrainase zbulojnë 'komplotin' e ruses, gruaja vihet në pranga

Shërbimi i sigurisë ndau një imazh të gruas, për të cilën ata thanë se po vepronte në Odesa. 

11 Gusht 2023, 20:30 Nga a.l
Akuzohet se spiunoi për FSB-në ruse/ Shërbimet ukrainase
Rusi

RUSI- Shërbimet ukrainase kanë vënë në pranga një shtetase ruse pasi u akuzua se i kishte dhënë informacion FSB-së ruse që ndihmonte në koordinimin e sulmeve me raketa dhe regjistrimin e efekteve të tyre. Shërbimi i sigurisë ndau një imazh të gruas, për të cilën ata thanë se po vepronte në Odesa, shkruan Sky news. 

“Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve. Agjenti rus doli të ishte një banor vendas që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”, thuhet në një deklaratë.

Shërbimi i sigurisë ndau një imazh të gruas, për të cilën ata thanë se po vepronte në Odesa. 

rusi

Sondazh

Poll