Aktualitet

Fier/ Ra në kanal aksidentalisht teksa po peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 21-vjeçarit

Pas dy orësh kërkimi është gjetur trupi i pajetë i 21-vjeçarit Hamit Senka, i cili kishte rënë aksidentalisht në kanalin e Pojanit teksa po peshkonte.

11 Gusht 2023, 15:39 Nga m.s
Fier/ Ra në kanal aksidentalisht teksa po peshkonte, gjendet trupi i
foto ilustruese

FIER- Pas dy orësh kërkimi është gjetur trupi i pajetë i 21-vjeçarit Hamit Senka, i cili kishte rënë aksidentalisht në kanalin e Pojanit teksa po peshkonte.

Më herët policia njoftonte se rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, duke peshkuar ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, banues në Roskovec.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

hamit senka kanali i pojanit

Sondazh

Poll