Aktualitet

Tiranë/ Shiste kanabis në “Don Bosko”, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar me inicialet E.M., banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi është kapur me lëndë narkotike.

11 Gusht 2023, 15:33 Nga m.s
Tiranë/ Shiste kanabis në “Don Bosko”, pranga
lende narkotike

TIRANË- Një 25-vjeçar me inicialet E.M., banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi është kapur me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit, policia i ka gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në rrugën “Don Bosko”.

Njoftimi

TIRANË

Arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë, pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Don Bosko”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në rrugën “Don Bosko”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

don bosko tirane lende narkotike

Sondazh

Poll