Sport

Sot, prova e Partizanit për të ‘hipotekuar’ kualifikimin në “play-off”…

Partizani luan sot, në orën 19:00, në në Letoni, ndeshjen e pare për turin e tretë të Conference League

10 Gusht 2023, 11:16 Nga DOSJA
Sot, prova e Partizanit për të ‘hipotekuar’ kualifikimin

TIRANE - Partizani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore mbrëmjen e djeshme në Letoni, ku sot në orën 19:00, do të luaj përballë kampionëve të vendit Balltik të Valmeiras, ndeshjen e parë për raundin e tretë eliminator të Conference League në “Skonto Stadions”.

Në këtë transfertë “të kuqtë” do të tentojnë fitoren për të qenë më afër kualifikimit në “play-off”. Zoran Zekic kërkon maksimumin nga të tijtë, ndërsa sa i takon formacionit Partizani vuan mungesat e Alfred Mensah dhe Sembenes.

Në krahun tjetër, një kundërshtar i lehtë në letër, si Valmiera, por që nuk njeh humbje në 3 ndeshjet e fundit. Pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 10-0 përballë Tre Penne në turin e dytë të Conference League, klubi letonez arriti të “korrte” një fitore dhe në kampionat.

Një skuadër jo shumë e fortë, por me formën që po kalon mund të bëhet një problem serioz për kampionët e Shqipërisë.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për “të kuqtë” edhe pse trajneri kroat i kampionëve të Shqipërisë, theksoi në konferencën e fundit për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, se nga ky takim i parë nuk do të sigurojë asnjëra skuadër kualifikimin.

Por veç rëndësisë që ka në aspektin sprotiv kalimi i këtij raundi, pasi do të shkojnë në “play-off” një hap përpara grupeve, për “të kuqtë” një sukses në këtë raund të tretë do të jetë edhe 400 mijë euro plus në llogarinë e tyre.

Mbrëmjen e sotme trajneri kroat pritet të hedhë në fushë një skuadër kompakte, ndërsa nuk priten shumë ndryshime nga ekipi që luajti ndaj Atletic Escaldes në stadiumin “Air Albania” rreth 10 ditë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll