Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo tregoi se çfarë mund të bëjë. Al Nassr është në finale…

Cristiano Ronaldo nuk ndalet. 38-vjeçari tashmë ka shënuar golin e tij të katërt në turne, teksa Al Nassr kalon në finalen e madhe.

10 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo tregoi se çfarë mund të

ARABIA SAUDITE - Kupa e Klubeve të Kampionëve Arabë po hyn në fazën e saj vendimtare. Por le të kthehemi për një moment në fazën e grupeve. Grupi C përbëhej nga: Al Shabab, US Monastir (Tunizi), Zamalek (Egjipt) dhe Al Nassr. 

Klubi i Cristiano Ronaldos filloi me një barazim pa gola me Al Shabab, për të mundur 4-1 US Monastir disa ditë më vonë. Në takimin e tretë, 38-vjeçari Ronaldo me një goditje të sigurt me kokë arriti barazimin 1-1 me klubin Zamalek. 

Ky ishte goli i dytë i turneut për portugezin. Ai shënoi golin e tij të tretë të dielën, pasi Al Nassr mposhti lehtësisht klubin e Raja Casablanca (3-1) në çerekfinale. 

Në ndeshjen gjysmëfinale, Al Nassr u ndesh me Al Shorta të Irakut dhe, natyrisht, Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores. Në minutën e 75-të ai me një goditje të sigurt nga pika e penalties, shënoi golin e vetëm të takimit që përfundoi 1-0, duke e kaluar Al Nassr në finale, ku do të luajë me fituesin e çiftit Al-Hilal vs. Al Shabab. 

Sadio Mane, i cili ishte një yll i madh i Liverpoolit, luajti edhe në sulmin e klubit saudit, madje ai arriti edhe të fitonte penalltinë. Senegalezi, i cili nuk e gjeti veten te Bayern Munich, së bashku me Cristiano Ronaldon duan të arrijnë suksese. Bashkë me ta janë edhe Seko Fofana i sjellë nga Lens dhe Marcelo Brozović, i cili për vite me radhë ishte lidhja më e rëndësishme mbështetëse e Interit.

Ronaldo dëshiron të fitojë më në fund diçka me Al Nassr. Ai shpreson që ky sezon të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, në të cilin Al-Ittihad doli kampion i Arabisë Saudite, ku sapo ka shkuar Karim Benzema. Al Nassr zuri vendin e dytë dhe Al-Hilal përfundoi në vendin e tretë të podiumit.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll