Sport

Ngec transferimi i Lukakut tek Juventusi, Chelsea nuk plotëson kushtet për Vlahoviç

“Zonja e Vjetër” kërkonte të paktën 30-35 milionë. Për këtë arsye, blutë kanë vendosur të marrin një moment reflektimi, duke ndërprerë diskutimin me drejtuesit e bardhezinjve.

9 Gusht 2023, 22:32 Nga DOSJA
Ngec transferimi i Lukakut tek Juventusi, Chelsea nuk plotëson kushtet

ITALI - Kthesë e papritur në negociatat mes Chelsea-t dhe Juventusit për shkëmbimin mes Dushan Vlahovicit dhe Romelu Lukakut. Klubi londinez u tërhoq përfundimisht, pasi Juventusi refuzoi 25 milionë euro plus në këtë marrëveshje.

“Zonja e Vjetër” kërkonte të paktën 30-35 milionë. Për këtë arsye, blutë kanë vendosur të marrin një moment reflektimi, duke ndërprerë diskutimin me drejtuesit e bardhezinjve.

Sa i përket Lukakut, drejtuesit londinezë llogarisin që të mund ta shesin në Arabi, ku merkato e Pro Ligës Saudite do të mbyllet në mes të shtatorit, duke qenë se ai nuk është pjesë e planeve të Mauricio Pochettino.

Po Juventusi? Tifozët e kanë bërë të qartë se janë kundër shkëmbimit dhe në këtë moment ka vetëm një mundësi që të ndodhë: të shesë Vlahovicin te një klub tjetër më i mirë evropian (PSG, Bayern) dhe të investojë një pjesë të parave të mbledhura për Lukakun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll