Sport

Luçesku: “Lufta në Ukrainën na ka tjetërsuar si ekip…”

“Ne luajmë futboll gjatë një lufte. Na u deshën gati 25 orë për të ardhur me trena, avionë, autobusë. Vitin e kaluar luajtëm në Krakovë, para çdo ndeshjeje na është nënshtruar një proces i vështirë pasi na është dashur të kalojmë distanca të gjata për këtë arsye kemi zgjedhur Bukureshtin”

10 Gusht 2023, 08:04 Nga DOSJA
Luçesku: “Lufta në Ukrainën na ka tjetërsuar si

GREQI - Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë për turin e tretë të Ligës së Konferencës , Mircea Lucescu  fillimisht pohoi se... “është ndeshja jonë e parë evropiane. E njoh mirë futbollin grek dhe Arisin. E di që tifozët e Arisit janë demonstrues, ndaj do të na duhet të menaxhojmë një atmosferë të vështirë, e cila do të jetë e mirë për ata. 

Aris ka një ekip të mirë dhe me përvojë. Ne për shkak të luftës nuk kemi lojtarë të huaj dhe jemi mbështetur te lojtarët vendas dhe futbollistët e nxjerrë nga akademitë. Kemi disa lojtarë të rinj dhe si rrjedhojë një skuadër e re. Kjo është mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër na mungon përvoja”.

Ai u pyet për ankesat që ai shprehu ndeshjen e kaluar për sjelljen mbrojtëse të ekipit të tij. “Ne presim që lojtarët e mi të mos bëjnë të njëjtat gabime. Sepse gabime të ngjashme kishim bërë edhe në ndeshjen përgatitore me Al Hilalin”.

Natyrisht, ai është pyetur nëse ka folur me djalin e tij, Razvan Lucescu, i cili është në drejtimin teknik të PAOK-ut.

“Jemi këtu për ndeshjen e Arisit me Dinamon dhe jo për çështjet e mia familjare. Ndihem mjaftueshëm me përvojë për të menaxhuar situatat dhe për të mësuar çfarë dua, e njëjta gjë vlen edhe për djalin tim”, është përgjigjur ai dhe është pyetur për Arisin veçmas por nuk ka dashur të hyjë në detaje për përfundimet e tij.

“Nuk mund të bëjmë krahasime. Ne nuk jemi i njëjti ekip. Ne luajmë futboll gjatë një lufte. Na u deshën gati 25 orë për të ardhur me trena, avionë, autobusë. Vitin e kaluar luajtëm në Krakovë, para çdo ndeshjeje na është nënshtruar një proces i vështirë pasi na është dashur të kalojmë distanca të gjata për këtë arsye kemi zgjedhur Bukureshtin duke pasur parasysh se është një situatë më e përshtatshme”, u përgjigj ai dhe vlerësoi se kushtet klimatike nuk janë një faktor në lojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll