Sport

Secili në "llogoren" e tij! Kylian Mbappe ka marrë vendimin përfundimtar. PSG kërkon 200 milionë euro për ta shitur…

Kylian Mbappe ka marrë vendimin përfundimtar dhe nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG-në, e cila mbyllet në verën e vitit 2024, kur francezi mendon të kalojë te Real Madridit.

9 Gusht 2023, 18:31 Nga DOSJA
Secili në "llogoren" e tij! Kylian Mbappe ka marrë vendimin

FRANCE - Parizienët kanë bërë të pamundurën për ta bindur superyllin që të qëndrojë në klub dhe i kanë ofruar kontratë të re, pavarësisht këmbënguljes së futbollistit, që ai të mos vazhdojë më me kampionët e kryeqytetit. Ditët e fundit, PSG i ka ofruar një kontratë të re, ku përfshihet një klauzolë e ndërprerjes së papritur të kontratës me vlerë 200 milionë euro, e vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Megjithatë, Mbappe qëndroi i palëkundur në pozicionet e tij: edhe ai e refuzoi këtë propozim nga Paris Saint Germain dhe në këtë moment, shanset që ai të largohet këtë verë po shtohen, sepse francezët as që duan të dëgjojnë për mundësinë që sulmuesi të largohet nga klubi pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm, kështu që ata duan ta detyrojnë largimin e tij tani.

Mirëpo, ajo klauzolë, sipas ligjit francez, nuk do të ishte e vlefshme, kështu që në situatën kur Mbappe kishte nënshkruar marrëveshjen, klauzola, në fakt, nuk mund të aksesohej! Kështu, as Real Madridi dhe asnjë klub tjetër, nuk do të mund ta transferonin sulmuesin për atë shumë.

Drejtuesit e PSG-së i kanë dërguar një mesazh të qartë Mbappes

“Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua të përsëris çdo herë: nëse Kylian dëshiron të vazhdojë, ne duam që ai të qëndrojë. Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë falas. Është e pamundur.

Unë kisha një marrëveshje verbale, që ai nuk mund ta linte falas dhe e shprehu publikisht në një intervistë. U trondita shumë kur dëgjova se donte të largohej falas. Është shumë zhgënjyese, sepse ai është një djalë fantastik, një zotëri, kështu që të largohej falas dhe të dobësonte klubin më të madh francez, nuk do të ishte në natyrën e tij. Kur dëgjova për qëllimin e tij, u trondita dhe u zhgënjeva.

Prandaj duhet të vendosin brenda një jave, maksimumi dy. Nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re, dera është e hapur që ai të largohet. Askush nuk është më i madh se klubi, as ndonjë lojtar, as unë. Le të jetë shumë e qartë”, tha Nasser Al-Khelaifi së fundmi në një konferencë për media.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2023, 14:46

Kepa, numri '1' i Bayer Munichut?!...

GJERMANI - Kepa Arrizabalaga mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga Chelsea për te Bayern Munich. Ditët e fundit ësht&...