Sport

“Karaiskakis” përgatitet për Superkupën e Europës: Të mërkurën, Man.City-Seville!...

Sulmi vrasës i huliganëve të Dinamo Zagrebit dhe bashkëpunëtorëve të tyre grekë, që rezultoi me vdekjen tragjike të një tifozi të AEK-ut nuk ndikon në përgatitjet për të pritur Superkupën e UEFA-s në Faliro.

9 Gusht 2023, 15:39 Nga DOSJA
“Karaiskakis” përgatitet për Superkupën e

GREQI - Teorikisht, java që po kalojmë, si dhe ajo e radhës, ishte më e mira për tifozët, pasi brenda pak ditësh kishim ndeshje të shkëlqyera për Kupat e Europës.

Dhe si qershia mbi torte do të jetë ndeshja e 16 gushtit për Superkupën e Europës. Në finale do të përballen, mbajtësi i trofeut të Champions League, Manchester City, dhe mbajtësi i Europa League, skuadra spanjole Sevilla. 

Fatkeqësisht, kjo shfaqje futbolli, nisi me lajmin e hidhur për vdekjen e Michalis Katsourit, tifozit 29-vjeçar të AEK-ut, i cili u vra mbrëmjen e së hënës gjatë sulmit të pacipë nga huliganët kroatë dhe grekë jashtë stadiumit të skuadrës së tij të preferuar.

48 orë pas vrasjes brutale dhe pavarësisht shtyrjes së ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb, situata mbetet e paqartë dhe ankthi është më se intensive, pasi sot është edhe ndeshja Panathinaikos-Marseille (21:00, për Champions League, raundi 3 kualifikues), ndërsa të enjten e ardhshme është ndeshja e Superkupës.

Edhe pse në dy ditët, 15-16 gusht, në Athinë, priten mijëra tifozë nga Anglia dhe Spanja, UEFA dhe institucionet greke të përfshirë në këtë ngjarje, janë të sigurtë se asgjë nuk do të ndodhë.

Dhe ky besim vjen nga fakti se biletat u janë dhënë (me kontrollin e vetë skuadrave dhe UEFA-s) tifozëve normalë të futbollit, ndërkohë që zyrtarët e sigurisë së UEFA-s merren që nga shkurti me planin operacional të ndeshjes specifike që do të luhet në “Georgios Karaiskakis”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2023, 14:46

Kepa, numri '1' i Bayer Munichut?!...

GJERMANI - Kepa Arrizabalaga mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga Chelsea për te Bayern Munich. Ditët e fundit ësht&...