Sport

NGJARJA E VITIT! Një prift mori një traktor dhe punoi fushën e futbollit, për shkak të rezultateve të këqija të klubit të tij...

Ngjarja me tone gazmore ka ndodhur në Leskovac, një vendbanim në jug të Serbisë…

9 Gusht 2023, 17:02 Nga DOSJA

NGJARJA E VITIT! Një prift mori një traktor dhe punoi fushën e

SERBI - Një ngjarje e paprecedentë, një histori gazmore ka ndodhur në jug të Serbisë, më saktësisht në vendbanimin e Leskovcit të Sinkovcit.

Në rolin kryesor është një prift, njëherësh një tifoz i pasionuar i futbollit dhe herë pas here, edhe një lojtar në ndeshjet e klubit të tij.

I pakënaqur me arbitrimin dhe rezultatin e klubit të tij (humbën 2-3), pas ndeshjeje, prifti vendas mori një traktor dhe lëroi fushën e futbollit! Për sjelljen e tij jo sportive, prift u përjashtua nga futbolli, shkruan Alo.

NGJARJA E VITIT! Një prift mori një traktor dhe punoi fushën e

Por kjo nuk është çmenduria e parë që ndodh në Serbi. Disa viteve më parë, në fshatin Pukovc, në periferi të territorit të qytetit të Nishit, një prift tjetër i pakënaqur me rezultatin e një ndeshje, punoi gjysmën e fushës së futbollit. Kjo, pasi gjoja, gjysma e fushës së futbollit ishte në pronësi të fshatit, dhe gjysmën tjetër në pronësi të kishës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2023, 14:46

Kepa, numri '1' i Bayer Munichut?!...

GJERMANI - Kepa Arrizabalaga mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga Chelsea për te Bayern Munich. Ditët e fundit ësht&...