Politike

“Elementët e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë", Meta: Djegësi u sekuestrua, pagesat vijojnë

Ilir Meta i ka bërë thirrje SPAK-ut që të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve.

9 Gusht 2023, 17:07 Nga m.s
“Elementët e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit
Ilir Meta

TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se një protestë për kullën e Tiranës do të shfokusonte vëmendjen nga një aferë më e madhe, që është ajo e inceneratorëve. 

"Çështja më flagrante është inceneratori, se është kapje e gjithë shtetit dhe është shumë e dokumentuar dhe e faktuar. Sa u takon kullave, ne e dimë se kush u jep lejet dhe se kush janë përfituesit dhe të dëmtuarit që janë qytetarët. Sa më të larta kullat, malet e betonit aq më gropë vete euro me lekun. Aq më shumë fuqizohet pakica e lidhur me qeverinë. Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do të protestojmë gjithmonë, por kjo nuk mund të na shfokusojë nga afera e inceneratorëve, ju e dini kush i jep lejet dhe kush mundet t’i anulojë ato menjëherë”, tha Meta.

Ilir Meta i ka bërë thirrje SPAK-ut që të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës se inceneratorëve. Meta deklaroi se operacioni ‘Metamorfoza’ si dhe kultivimi i drogës brenda repartit ushtarak në Zall Herr, dëshmojnë lidhjet e krimit. 

“Tirana dhe gjithë qarku vijojnë paguajnë për një shërbim që nuk ekziston. SPAK-u të vazhdojë punën për të zbardhur përgjegjësit e aferës kriminale në krye të qeverisë, së dyti të shpëtohet para publike, taksat e qytetarëve.

Metamorfoza dhe droga në repart….Të dyja këto tregojnë se në çfarë situate të rëndë është siguria kombëtare. Elementët e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë. Marrin info. Ka vetëm një autor, Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një përpjekje të këtij grupi kriminal në krye të shtetit, që kërkon të kriminalizojë shoqërinë.

Kjo shifet te kursi. Euro si rezultat i aktiviteteve kriminale jashtë vendit. Opozita duhet të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit, për të përballuar që ky grup i strukturuar të kriminalizojë shoqërinë. Afera e inceneratorëve, për kullat e dimë kush i jep lejet, dhe si dëmtohen qytetarët".

ilir meta kulla e tiranes

Sondazh

Poll