8 Gusht 2023, 17:25
Nga m.s
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me sekuestrimin e bimëve narkotike në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr. Ai është rikthyer pas në kohë, teksa ka publikuar një video në Komisionin Parlamentar një vit më parë, ku ka deklaruar se “ka prona të ushtrisë që mbillet hashash”.
Ai thekson se ka deklaruar se në repartet ushtarake mbillet kanabis, për llogari të organizatave kriminale. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, deputeti demokrat shton se Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi, por nuk pati asnjë reagim. Sipas Bardhit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen, sepse ‘ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë’.
Postimi i plotë
Një vit më parë, në parlament u diskutuan disa ndryshime në ligjin për Policinë Ushtarake. Ishin ditët, kur autoritetet hollandeze zbuluan përfshirjen e një majori të ushtrisë shqiptare në ndërtimin e një shtëpie hashashi në Hollandë, ndërkohë që ishte aty me mision në kuadër të NATO-s. Në fjalën time në Komisionin e Ligjeve, e përmenda këtë rast për të kuptuar si i kishin kryer detyrat Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, pasi ky nuk ishte një rast i izoluar. Nuk prisja të merrja përgjigje as nga përfaqësuesi i ushtrisë, as nga përfaqësuesja e qeverisë. Ata ekzistojnë vetëm për të mbuluar gjurmët e krimit të organizuar që ka depërtuar tani edhe në ushtrinë e vendit anëtar të NATO-s. E di që kjo është një akuzë e rëndë, por faktet janë kokëforta. Një vit më parë, kam deklaruar me zë të lartë se rasti i oficerit të lartë shqiotar në Hollandë nuk është i izoluar, pasi në repartet ushtarake mbillet kanabis për llogari të organizatave kriminale . Deputetët e dëgjuan. Qeveria e dëgjoi. Ushtria e dëgjoi. Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi. Cili ishte reagimi? Zero! U fshehën pas frazës së preferuar të kryeministrit “përgjegjësia është personale”. Që në fakt, është një thirrje nxitëse “bravo çuna, jepini derisa t’ju kapin”! Dita erdhi që t’i kapin, sërish, partnerët e NATO-s, se po të ishte për Edi Ramën apo Niko Peleshin, kanabisi do të mbillej edhe në taracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë. Sot është dita që Niko Peleshi të japë dorëheqjen, sepse ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë. Ia thamë ne në parlament, siç thamë disa vite më parë se nga repartet ushtarake ngriheshin avionë që transportinin drogë. Edhe atëherë rezultoi e vërtetë! Zoti Ministër i Mbrojtjes, përgjegjësia është personale e juaja! Jep dorëheqjen!
gazment bardhi niko peleshi
Politike
8 Gusht 2023, 15:19
m.s
Rei Meta, Nurihan Meta dhe Armando Meshau
TIRANE- Partia Demokratike ka kërkuar largimin e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, ...
Politike
8 Gusht 2023, 14:55
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudit...
Politike
8 Gusht 2023, 14:32
k.m.
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Në një ...
Politike
8 Gusht 2023, 11:15
k.m.
Pjerin Ndreu dhe Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë ku ka zhvilluar një takim me kryebashkikaun Pjer...
Politike
7 Gusht 2023, 13:46
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Qytetarët do të detyrohen që të paguajnë sigurimin e detyrueshëm të banesave të tyre. ...
Politike
7 Gusht 2023, 12:26
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një kullë me 64 kate ka "lëvizur" ujrat mes opozitës. Që prej publikimit të lajmit, ka patur aku...
Politike
7 Gusht 2023, 12:18
I.A
Komisioni rregullator
TIRANË- Komisioni Rregullatori i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zjedhjeve lokale. Gjat...
Politike
7 Gusht 2023, 12:15
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me emra personat e përfshirë në çështjen e korrupsionit me inci...
Politike
7 Gusht 2023, 11:29
k.m.
Foto ilustruese
BRUSKEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do t’i bashkohet panelit të liderëve të rajonit në ...
Politike
7 Gusht 2023, 09:20
I.A
Mirela Kumbaro
VLORË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka nisur një valë ofendimesh për qytetarët shqiptarë në F...