Politike

Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e Korridorit Blu

9 Gusht 2023, 10:25 Nga f.i
Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do
foto e publikuar nga Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale u ka kërkuar pushuesve e qytetarëve të bëjnë pak durim, pasi shumë shpejt në disa prej segmenteve dhe akseve kryesore të vendit do të nisë puna. 

Rama shprehet se duhet edhe pak kohë sa të finalizohet projekti i “Korridorit Blu’ që sipas tij do të jetë “jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të Shqipërisë 2030”

“Ndjesë edhe pak durim ju lutem! I ndjekim me vëmendje ankesat e mirëkuptueshme të drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër – Tiranë këtë verë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon fantastik për industrinë e turizmit, e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot – Kashar. Shpërblim i madh i përpjekjeve tona këmbëngulëse ky moment shpërthyes për turizmin, por shumë ndjesë për pasojën e këtij zhvillimi të shumëpritur, të cilën do ta vuajmë edhe për disa kohë në mungesë të Korridorit Blu. Lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standarteve europiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit”, -shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll