Aktualitet

Përplasen dy makina në Vorë, lëndohet punonjësia e Policisë

Policja Arta Shurbi është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë. 

9 Gusht 2023, 10:56 Nga f.i
Përplasen dy makina në Vorë, lëndohet punonjësia e
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në afësi të një karburanti në Vorë. Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka mbetur e plagosur punonjësja e qarkullimit rrugor A.Sh., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor. 

Policja Arta Shurbi është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vore

Sondazh

Poll