Aktualitet

Banorët e Fierzës në protestë kundër guroreve

Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.

9 Gusht 2023, 09:18 Nga f.i
Banorët e Fierzës në protestë kundër guroreve
pamje nga ngjarja

TROPOJË- Banorët e Fierzës në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimit pa kriter të materialeve inerte anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit.

Fabrika e bitumit po ndërtohet vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri.

Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.

proteste ne fierze

Sondazh

Poll