Sport

ZYRTARE/ Lopetegui jep dorëheqjen si trajner i Wolves, tri ditë para startit të Premier...

“Klubi dhe Julen Lopetegui arritën një marrëveshje të ndërsjellë, duke përfunduar kështu punën e tij 9-mujore si trajner i ekipit të parë”, lexohet në njoftimin e klubit anglez.

9 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Lopetegui jep dorëheqjen si trajner i Wolves, tri ditë para

ANGLI - Nuk ka kthim prapa. Julen Lopetegui po largohet nga Wolverhampton. Largimi i trajnerit spanjol është zyrtarizuar këtë të martë përmes një deklarate të publikuar nga klubi anglez, i cili raporton pikën përfundimtare në lidhjen mes dy palëve, që zgjati për 9 muaj. 

“Klubi dhe Julen Lopetegui arritën një marrëveshje të ndërsjellë, duke përfunduar kështu punën e tij 9-mujore si trajner i ekipit të parë”, lexohet në njoftimin e klubit anglez.

Largimi i ish-trajnerit të Real Madridit dhe Sevilles, ndër të tjera, ishte me të vërtetë një sekret i hapur. Mbi të gjitha, pasi spanjoli tregoi publikisht mospajtimin e tij me politikën e transferimeve të klubit. "Ne duhet të nënshkruajmë për të qenë konkurrues," tha ai.

“Trajneri dhe klubi njohën dhe pranuan dallimet e tyre të opinioneve për çështje të caktuara dhe ranë dakord që përfundimi i kontratës së tij në mënyrë miqësore ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët”,- thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll