Sport

Përleshje të dhunshme dhe arrestime para ndeshjes në Koenhagen - Shikoni videon…

Policia ndërhyri me shpejtësi dhe ndaloi incidentet - 39 tifozë çekë në paraburgim

9 Gusht 2023, 09:15 Nga DOSJA

Përleshje të dhunshme dhe arrestime para ndeshjes në Koenhagen -

DANIMARKE - Incidente të dhunshme kanë ndodhur edhe para Kopenhagen - Sparta Pragës për turin e tretë kualifikues të Champions League, vetëm një ditë pas incidenteve të rënda të ndodhura në New Philadelphia nga huliganët e Dinamo Zagrebit, që rezultuan me vdekjen e një tifozi 29-vjeçar të AEK-ut. 

Tifozët çekë sulmuan fizikisht danezët në rrugët e qytetit, duke shkëmbyen grushte dhe përleshje të dhunshme.

Megjithatë, policia daneze ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka ndalur ngjarjet para se ato të përhapeshin, duke bërë edhe arrestime. Raportohet se numri i të ndaluarve ka shkuar në 39 tifozë huliganë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll