Bota

Do të zëvendësojë Mehajn, PROFILI: Nga UÇK-ja te kualifikimet në SHBA, kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë

8 Gusht 2023, 12:23 Nga f.i
Do të zëvendësojë Mehajn, PROFILI: Nga UÇK-ja te
Ejup Maqedonci

KOSOVË- Ministri Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. 

Maqedonci ka një karrierë të spikatur ushtarake. Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur ishte 19 vjeç iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Gjithashtu Maqedonci ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

armend mehaj ejup maqedonci

Sondazh

Poll