Bota

Ish-kryeministri i Pakistanit apelon dënimin me 3 vjet, kërkon lirimin

Ish-kryeministri po mbahet në një burg, i cili sipas avokatëve të tij nuk është ambient për të burgosurit politikë.

8 Gusht 2023, 12:15 Nga f.i
Ish-kryeministri i Pakistanit apelon dënimin me 3 vjet, kërkon lirimin
Imran Khan

PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka apeluar vendimin e gjykatës, pas dënimit me 3 vite burg për korrupsion, tha avokati i tij Naeem Panjutha, raportojnë mediat e huaja.

 Khan është burgosur për tre vjet me akuzën e shitjes së paligjshme të dhuratave të qeverisë gjatë detyrës së tij si kryeministër nga 2018-22.

Në apel, avokatët e Khan thanë se dënimi i ish-kryeministrit duhet të "lihet mënjanë" dhe të shpallet "i paligjshëm". Ish-kryeministri po mbahet në një burg, i cili sipas avokatëve të tij nuk është ambient për të burgosurit politikë.

imran khan

Sondazh

Poll