Sport

Shtyhet ndeshja AEK - Dinamo Zagreb pas vrasjes së 29-vjeçarit nga huliganët kroatë!

Ndeshja e AEK-ut kundër Dinamo Zagrebit në “OPAP Arena” është shtyrë pas ngjarjeve tragjike jashtë fushës të së hënës mbrëma dhe vdekjes së tifozit 29-vjeçar grek.

8 Gusht 2023, 11:15 Nga DOSJA
Shtyhet ndeshja AEK - Dinamo Zagreb pas vrasjes së 29-vjeçarit nga

GREQI - Ndeshja e AEK-ut ndaj Dinamos së Zagrebit është shtyrë, pas ngjarjeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e së hënës në “OPAP Arena”, ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar i verdhezinjve.

Kujtohet se tifozët e kampionëve kroatë kanë ardhur të organizuar nga Zagrebi dhe në New Philadelphia dhe sheshin jashtë stadiumit janë përplasur me tifozët grekë, duke shkaktuar dëme.

Në mbledhjen e sigurisë që u zhvillua sot në stadiumin e AEK-ut, drejtuesit e kampionëve grekë akuzuan si përgjegjës si Dinamon e Zagrebit ashtu edhe Policinë greke, pasi mendojnë se të dyja palët mund të kishin bërë më shumë për të parandaluar atë që ndodhi natën e së hënës.

UEFA pritet të publikojë një njoftim për shtyrjen e ndeshjes dhe ndoshta do të shpallë datën e re të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll