Sport

Neymar ka njoftuar Paris Saint-Germain se dëshiron të largohet menjëherë

Siç raporton l’Equipe, Neymar ëndërron për të ardhmen e tij larg Parisit dhe ka informuar drejtuesit e Paris Saint-Germain se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

8 Gusht 2023, 09:02 Nga DOSJA
Neymar ka njoftuar Paris Saint-Germain se dëshiron të largohet

FRANCE - “Frontet” e hapura për Paris Saint-Germain po shtohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë që zhvillimet rreth serialit të Kylian Mbappe ecin me ritme të shpejta, kampionët e Francës janë përballur me një tjetër problem, që quhet Neymar.

Thashethemet gjithsesi donin që ai të ishte... në kërkim të rikthimit të tij në Barcelonë, megjithatë, sipas skuadrës franceze, braziliani tani ka bërë një hap më tej.

Në fakt, Neymar ka njoftuar zyrtarisht drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet nga skuadra këtë verë! Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, prioriteti i tij është të bëhet sërish lojtar i Barcelonës.

Neymar e ka kapërcyer dëmtimin që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe ishte i pranishëm në miqësoren e fundit për Parisin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Kujtojmë se braziliani zbarkoi në Paris në vitin 2017 për 222 milionë euro, një shumë që mbetet rekord edhe sot e kësaj dite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll